Lajme
Shpërthime në Kiev, qytetarëve iu bëhet thirrje të qëndrojnë në strehimore
Demokracia
13:42 | 31 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një seri shpërthimesh janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Kryetari i Kievit, Vitaly Klischko nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Telegram”, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në strehimore, shkruan BBC.

“Qëndroni në strehimore!” ka shkruar Klischko. Paralajmërimi erdhi menjëherë pasi sirenat e sulmit ajror tingëlluan në të gjithë Ukrainën.

Sulmet ndodhën dy ditë pasi Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar Rusinë të mund të niste më shumë sulme për t’i bërë ukrainasit “të festojnë Vitin e Ri në errësirë”.

Të ngjashme