Lajme
Shpërthim te “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, dyshohet për shok-bombë
Demokracia
16:09 | 20 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar këtë të martë në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës për veri, Besim Hoti, ka thënë se dyshohet që është hedhur shok-bombë, por nuk ka të lënduar.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Gjithsej nëntë barrikada janë ngritur nga serbët lokalë, duke bllokuar rrugët në atë pjesë.

Pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar prezencën në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.

Aty po qëndrojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Ai dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Të ngjashme