Lajme
Shpërthim në një restorant në Turqi, 5 të vdekur dhe shumë të plagosur
Demokracia
19:22 | 30 Qershor 2024

Share:

Pesë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën të dielën në një shpërthim që dyshohet se është shkaktuar nga një bombol gazi në një restorant në Turqinë perëndimore, thanë autoritetet lokale.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Torbalit. Sipas mediave, 57 persona janë plagosur.

“Pesë civilë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje të rëndë,” tha guvernatori i provincës së Izmirit, Suleyman Elban.

Pamjet e transmetuara nga kanalet televizive turke tregojnë fasadat e disa ndërtesave të dëmtuara rëndë nga shpërthimi.

Të ngjashme