Lajme
Shpërthim në Gjermani, një i vdekur, plagosen policë e zjarrfikës
Demokracia
18:09 | 11 Maj 2023

Share:

Disa oficerë policie dhe zjarrfikës mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një bllok pallatesh në Ratingen, një qytet në perëndim të Gjermanisë.

Oficerët iu përgjigjën një telefonate se një person i pambrojtur kishte nevojë për ndihmë dhe kur vajtën në adresë ata gjetën zjarr në një nga dhomat dhe një burrë që përdori një pajisje për të shkaktuar një shpërthim.

Më pas ndërhynë forcat speciale të policisë, të cilët arrestuan një 57 vjeçar, ndërsa në banesë u gjet dhe një trup i pajetë.

Ministri i brendshëm i North Rhine-Westphalia, Herbert Reul reagoi në media për ngjarjen ku konfirmoi se shpërthimi plagosi 10 zjarrfikës dhe 2 policë, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia deklaron se është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe nuk përjashton mundësinë se gjithçka ishte një sulm terrorist i mirëpërgatitur.

Të ngjashme