Lajme
Shpërthim me tritol në derën e magazinës në Kamzë
Demokracia
10:01 | 01 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Në qepenin e derës se një magazine në Kamzë gjatë orëve të para të mëngjesit, është hedhur një sasi e vogël  lëndë plasëse.

Ambienti i cili ishte kthyer në një magazinë për vegla muzikore, është në pronësi të shtetasit Besmir Lala.

Sipas policisë është dëmtuar pjesërisht qepeni dhe nuk ka dëme të tjera. Ndërkohë vijon puna pë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Të ngjashme