Sport
Shpërthim me lëndë plasëse pranë shtëpisë së kreut të FSHF-së, Armand Dukës
Demokracia
22:47 | 24 Janar 2022

Share:

Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Dukës, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Paraprakisht deklarohet se një lënda plasëse është vendosur pranë derës së jashtme të rrethimit të vilës duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërsa pritet eshe grupi hetimor. Shpërthimi është dëgjuar në një pjesë të mirë të qytetit bregdetar.

Policia nuk ka reaguar ende ne lidhje me ngjarjen./topchannel

Të ngjashme