Lajme
Shpërthim i madh në një fabrikë në Milano, 6 të plagosur
Demokracia
13:41 | 07 Shtator 2022

Share:

Kompania e cila merret me rikuperimin e tretësve dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme, ndodhet në zonën industriale të Via Monferrato, në San Giuliano Milanese.

Mediet italiane raportojnë se 6 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Kryebashkiaku i ka bërë thirrje qytetarëve që të mbyllin dritaret në mënyrë që mos lejojnë futjen e tymit në shtëpi.

Punëtori i djegur rëndë u transportua me helikopter në spitalin San Gerardo në Monza.

Në momentin e rënies së zjarrit, i cili shkaktoi edhe një shpërthim, në kompani ndodheshin gjithsej 17 punonjës.

Gjashtë ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes dhe 14 ekipe zjarrfikëse.

Për momentin nuk dihen detaje të tjera për dinamikën e aksidentit dhe ndikimet mjedisore që lidhen me të./Abcnews.al/

Të ngjashme