Lajme
Shpërthim i fuqishëm në Melitopol, shkatërrohet ura që rusët e përdornin për furnizim me armatim
Demokracia
23:11 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Mbrëmë kanë ndodhur disa shpërthime të fuqishme mbi një urë në qytetin Melitopol në Ukrainë, që është pushtuar nga rusët.

Zyrtari pro-rus i Melitopolit, Vladimir Rogov, ka konfirmuar se forcat ukrainase kanë sulmuar urën duke publikuar pamjet të saj, ku shihen pasojat e këtij sulmi.

Në video shihen dëmet e shkaktuara në urë, e kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shpërthimit si dhe zhurmën nga detonimi.

Në anën tjetër, kryetari ukrainas i Melitopolit, Ivan Fedorov që gjendet në ekzil, më herët ka thënë se janë dëmtuar shtyllat e kësaj ure.

E shkatërrimi i kësaj ure pa dyshim që i ka shkaktuar dëme të mëdha forcave ruse, që e përdornin për furnizim me armë dhe ushqim.

Të ngjashme