Pas shpërthimit të një zjarri në një fabrikë të djegies së mbeturinave në Leverkusen Chempark, Gjermani, një re e madhe tymi shihet mbi zonën e qytetit, ditën e sotme (27 korrik).
Sipas lajmeve të fundit është raportuar një person i vdekur, pesë janë te zhdukur dhe 16 të plagosur nga ky shpërthim, katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmë gjatë Katastrofave e cilësoi shpërthimin si ‘një kërcënim të skajshëm’ dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda si dhe të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
‘Për arsye ende të panjohura kishte një shpërthim në Chempark Leverkusen’, është shprehur kompania në postimin e saj në Twitter, duke shtuar se zjarrfikësit ishin në vendin e ngjarjes.
Skena e shpërthimit, parku kimik, ndodhet shumë afër brigjeve të lumit Rhine./Demokracia.com/