Lajme
Shpërthim i fortë në një fabrikë në Greqi, raportohet për një të plagosur
Demokracia
15:45 | 04 Maj 2022

Share:

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë druri në Grevena të Greqisë. Sipas mediave greke, shpërthimi ka ndodhur në orën 14:35.

Nga informacionet paraprake thuhet se ka një person të plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Mediat shkruajnë se, në zonë operojnë 3 automjete të Shërbimit Zjarrfikës të Grevenës.

Të ngjashme