Sport
“Shpërthen” Wembley: Anglia avancon ndaj Kroacisë, Sterling zhbllokon shifrat
Demokracia
16:16 | 13 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Anglisë ka arritur të kalojë në avantazh ndaj Kroacisë në stadiumin “Wembley” në Londër.

“Tre Luanët” kanë gjetur rrugën e golit në minutën e 57-të, raporton Demokracia.com.

Rahem Sterling ka qenë realizator i golit të parë, pasi nuk gaboi përballë me portierin kroat.

Philips e shërbeu mjaftë mirë në zonë yllin e Cityt i cili bëri që tifozët angleze të “shpërthejnë” në festë. /Demokracia.com

Të ngjashme