Sport
Shpërthen trajneri Duro: Feronikelin e mundin vetëm gjyqtarët
Demokracia
16:19 | 15 Shkurt 2021

Share:

Një rezultat aspak të mirë ka marrë sot Feronikeli në fushën e vetë përballë Gjilanit me të cilën luajti baras 1:1 në sfidën e javës së 19-të në Superligë, shkruan Demokracia.com.

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Feronikelit, Klodian Duros që ka shprehur akuza të mëdha në adresë të gjyqtarëve.

“Ne e dëshmuam edhe njëherë që jemi skuadra më e mirë taktikisht në këtë kampionat. Ne nuk ka askush që na mposhtë, asnjë ekip, përveç njërit të cilët janë arbitrat e ndeshjes. Pavarësisht se kam shumë respekt për gjyqtarin Dardan Çaka, ai me disa faulle e afroi Gjilanin deri te goli dhe mendoj se Gjilani nuk ka nevojë të ndihmohet sepse ka kualitet mjaftueshëm sa ta bëj vet këtë gjë”, ka thënë Duro për “Art Sport”, pas ndeshjes. /Demokracia.com

Të ngjashme