Arte
Shpërthen solistja Arta Jashari: Ministria financoi kanagjeq, e jo koncertin për fëmijë me muzikë klasike
Demokracia
14:22 | 15 Dhjetor 2021

Share:

Solistja e Filharmonisë së Kosovës, Arta Jashari ka reaguar pas publikimit të listën e përfituesve të Organizatave joqeveritare (OJQ) për mbështetje financiare në fushën e Trashigimisë Shpirtërore 2021.

Jashari ka thënë se asaj nuk i është financuar një projekt për fëmijë në të, teksa Ministria e Kulturës financon projekte për kanagjeqe dhe dasma.

“Përderisa Koncerti im me kor të fëmijëve dhe program festiv për ngritjen e nivelit të kulturës vokale skenike me Mozart e Oratorio dhe kuartet harkor nuk iu ka dukt Mkrs aq important me e financu, kanagjeqi dukagjinit me 23 mije e 800 euro ja ka vlejt. Popull kanagjeqash e dasmash”, ka shkruar ajo.

“Nuk ma kanë aprovua kurrë as rikrijimin e këngëve të Nexhmije Pagarushës që si kishi pas ndegju kurrë sikur të dua Prishtina qe e kemi realizu bashke me koleget e mijë. Çfarë skandale hahaha qe kush jeni. Kanagjeqi world. Kur tvijne tani me konflikt intelesi se veç qato e kishin pas msu met paralizu si profesioniste e fushës ne çdo hap. Me ni rroge t lodhte sbohen koncertet e mdhaja as nuk motivohet artisti. Kanagjeq e haxhi pishmanli”, ka shkruar tutje Jashari.

Ndërkohë, në listën përfituese del të jetë një projekt me emër “Kanagjeqi në traditën e Rrafshit të Dukagjinit”.

Këtij projekti, MKRS i ka ndarë hiç më pak se 23 mijë e 800 euro.

Ndryshe, MKRS ka publikuar listën e OJQ-ve përfituese e cila do t’i kushtojë buxhetit 114 mijë euro.

Të ngjashme