Kishte polemika të mëdha pas ndeshjes Jordani – Iran në eliminatoret e Kupës së Azisë për femrat, pasi portierja e Iranit u akuzua se ishte burrë.
Kombëtarja e Iranit u kualifikua në Kupën e Azisë 2022, pasi pas penalltive fitoi ndaj Jordanisë, shkruan Demokracia.com.
Heroina e kësaj ndeshjeje ishte Zohreha Kudeji, e cila u akuzua se ishte burrë.
Jordanezët pretendojnë se ajo ishte mashkull, derisa kjo nuk është hera e parë që ajo u ndesh me këso probleme.
“Mëkati im i vetëm është se nuk jam e bukur”, tha Zohreha.
Mediat iraniane raportojnë se Kudeji ka lindur në vitin 1989 dhe se ajo është natyrisht një grua.