Lajme
Shpërthen një mjet në një lokal në Ranillugë, Policia jep detaje
Demokracia
22:22 | 06 Gusht 2023

Share:

Një shpërthim ka ndodhur të shtunën në lokalin e quajtur “Kod Maksi” në Ranillugë.

Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast, duke treguar se lokali është e serbit me inicialet Z.M.

”Njësitet policore relevante patrulluese, hetues nga Stacioni Policor Ranillugë, hetues rajonal duke përfshirë Krim Teknikën Rajonale dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive i janë përgjigjur rastit”, thuhet në njoftim.

Më tutje thuhet se “nga vendi i ngjarjes është raportuar se nga ky rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush përpos disa dëmeve të vogla materiale”.

”Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës. Rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga Hetues Rajonal të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, përmbyllet njoftimi i Policisë së Kosovës.

Të ngjashme