Lajme
Shpërthen një granatë dore në Mitrovicë, dëmtohen xhamat e tri lokaleve
Demokracia
11:26 | 10 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Në Mitrovicë ka ndodhur një shpërthim i një granate dore, e cila sipas njoftimit të policisë, është hedhur nga një person i panjohur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

“Është raportuar se para derës së një kafiterie ka ndodhur një shpërthim i një granate dore që ishte hedhur nga personi i panjohur. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale ne xhamat e asaj kafiterisë dhe dy lokaleve tjera afariste. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./Demokracia.com/

Të ngjashme