Lajme
Shpërthen një fabrikë pijesh në Greqi, tetë të plagosur
Demokracia
11:18 | 28 Maj 2021

Share:

Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë pijesh alkoolike ditën e sotme në rrugën për Tyrnavos, pak jashtë Larisës.

Sipas informacionit të parë shpërthimi ndodhi në një kazan të përpunimit të pijeve në ambientet e fabrikës, shkruajnë mediat greke.

Tetë persona janë plagosur nga shpërthimi të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për të shuar zjarrin në vendin e shpërthimit ka mbërritur, brigada e zjarrfikësve.

Të ngjashme