Sport
“Shpërthen” ndeshja në “Fadil Vokrri”, Arbër Zeneli shënon supergol dhe kalon Kosovën në epërsi
Demokracia
21:14 | 24 Mars 2021

Share:

Kanë kaluar rreth 30 minuta në ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë, shkruan Demokracia.com.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” janë nikoqirë të Lituanisë.

Pas 26 minutash, Kosova është në epërsi 1:0, me golin e bukur të shënuar nga Arbër Zeneli.

Kjo ndeshje do t’i paraprijë fillimit të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas kësaj ndeshje, Kosova e pret Suedinë më 28 mars, dhe më 31 mars i shkon Spanjës në Sevilla. /Demokracia.com

Të ngjashme