Sport
“Shpërthen” ndeshja Inter – Atalanta, shënon gol një mbrojtës
Demokracia
22:08 | 08 Mars 2021

Share:

Inter ka kaluar në epërsi ndaj Atalantas në sfidën e javës së 26-të në Serie A që po zhvillohet në “San Siro”, shkruan Demokracia.com.

Ka qenë Milan Skrinar, ai që i ka dhënë epërsinë skuadrës zikaltër me një gol të shënuar pas vetëm 5 minutave të pjesë së dytë.

Nëse Inter shënon fitore sonte, do të bënte një hap të madh drejt titullit, pasi do të ruante distancën nga ndjekësit, Milan e Juventus.

Gjithsesi, deri në fund ka ende shumë për t’u luajtur dhe mbetet të shihet sesi do të përfundojë takimi. /Demokracia.com

Të ngjashme