Sport
“Shpërthen” dhuna në futbollin argjentinas, lojtarët përleshen me policinë
Demokracia
15:21 | 27 Korrik 2022

Share:

Sherret në futbollin latin janë diçka normale dhe e shpeshtë, por një rast i veçantë ka ndodhur në fund të takimit Barracas Central-Patronato, që përfundoi 2-1 për ekipin vendas.

Kjo përballje dhuroi gjithçka: karton të kuq dhe dy gola të anuluar për ekipin mik, dhe penallti e humbur për Barracas.

Lojtarët e Patronatos e humbën durimin dhe shpërthyen në akuza ndaj arbitrit në fund të takimit.

Ndërkohë, forcat e policisë u futën në fushë dhe aty plasi një sherr i madh.

Futbollistët e ekipit udhëtues u përleshën me forcat policore, teksa video e përplasjes është kthyer virale.

Të ngjashme