Napoli-Inter, ndeshja e madhe e javës së 25-të të Serisë A, është zhbllokuar pas vetëm shtatë minutash lojë falë një penalltie të realizuar nga Lorenzo Insignes 1:0 për Napolin.
Një ndërhyrje e De Vrij ndaj Osimhen në zonën e rreptësisë është vlerësuar si një faull nga arbitri Doveri, i cili është thirrur nga VAR për ta rishikuar episodin.
Në rast se rezultati mbetet i pandryshuar, Napoli do të parakalonte Interin në klasifikim dhe do të merrte kreun e Serisë A. /Demokracia.com
https://streamable.com/hcbx48