Lajme
Shpërthen “dashuria” në Qeveri, partneri i vogël ia shpreh dashurinë e madhe Albin Kurtit
Demokracia
12:42 | 23 Mars 2022

Share:

Kryetarja e Listës “Guxo”, Donika Gërvalla-Schwarz, një ditë pasi shefi i saj i Qeverisë i tha do fjalë të mira për të, menjëherë në mbledhjen e sotme të Qeverisë u është drejtuar me një urim kolegëve të kabinetit.

Gërvalla ua uroi njëvjetorin e qeverisjes, duke e cilësuar partinë e saj si të vogël.

“I dashur Albin dhe kolegë të kabinetit, më lejoni që në emër të partnerit të vogël të kësaj qeverie të ju uroj njëvjetorin e Qeverisë”, u shpreh Gërvalla.

Kryeministri Kurti mbrëmë çuditi shumëkënd me deklaratën e tij në intervistën për RTK-në, ku tha se Kosova është me fat që e ka Gërvallën në krye të diplomacisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme