Sport
“Shpërthen” Besart Berisha ndaj gjyqtarit, fjaloset me të shkaku i një penalltie të mos akorduar
Demokracia
14:45 | 08 Mars 2021

Share:

Besart Berisha është përfshirë në një incident në ndeshjen mes Western Unitedit dhe Sydney Wanderersit, shkruan Demokracia.com.

Në ndeshjen që i takoi skuadrës nga Sidnei 0:1, sulmuesi nga Kosova është fjalosur me zyrtarët e ndeshjes për një penallti të pa caktuar për të.

Berisha ishte penguar në zonën e rrezikshme, por që gjyqtari nuk vendosi ta ndalë lojën.

35-vjeçari i nervozuar kishte vrapuar drejt gjyqtarit për t’u ankuar.

Ai mori vëmendjen e të gjithë duke shkuar në drejtim të ekranit të VAR-it.

“Shikoje këtë”, dëgjohet duke thënë legjenda e A-League, siç e quan mediumi australian “Foxsports.com.au”.

“Ai po më kap dhe po më dërgon poshtë. Si është e mundur kjo. Shikojë këtë. Shihe këtë. Ata (zyrtarët) duhet ta shohin këtë, unë e shoh pastër këtë. Nuk e kuptoj këtë”, dëgjohet duke thënë Berisha në video, pasi i afrohet ekranit të VAR-it, ku gjendet asistenti i gjyqtarit. /Demokracia.com

https://twitter.com/KosovoMagazine/status/1368920613960773635

Të ngjashme