Sport
“Shpërthen” Bernard Berisha, futet nga banka rezervë dhe shënon dy gola për Akhmat
Demokracia
17:03 | 03 Prill 2021

Share:

Bernard Berisha duket i pandalshëm te skuadra ruse Akhmat Grozny.

Mesfushori i Kosovës ka realizuar dy gola në sfidën që skuadra e tij po fiton me rezultat 0:4 ndaj Krasnodar, shkruan Demokracia.com.

Berisha që ndeshjen e nisi nga bankina duke u ftuar në fushë në minutën e 37-të pas lëndimit të Ianuci ka arritur të realizoi dy herë për ta dëshmuar kështu formë të lartë në kampionatin rus.

Mesfushori këmbëshpejtë shënoi në minutat 51 e 68-të për ta bërë kështu fitoren shumë të lehtë për ekipin e tij.

Të kujtojmë se Berisha ishte i grumbulluar me Kosovën për ndeshjet e marsit. Ai u paraqit në sfidën ndaj Suedisë (1:3) por që u ndëshkua me kartonë të kuq pas dy të verdhëve, për ta humbur kështu edhe ndeshjen me Spanjën (3:1). /Demokracia.com

Të ngjashme