Lajme
Shpërthejnë luftimet në Sudan, paramilitarët thonë se e kanë marrë pallatin presidencial
Demokracia
12:37 | 15 Prill 2023

Share:

Të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin sudanez, Khartoum, pas disa ditësh tensioni mes një force famëkeqe paraushtarake dhe ushtrisë së vendit.

Forcat paramilitare të Sudanit, RSF, thanë se e kanë marrë kontrollin e pallatit presidencial, rezidencën e komandantit të ushtrisë dhe aeroportin ndërkombëtar të Khartoumit të shtunën, pas përleshjeve me ushtrinë në luftën për pushtet që po eskalon.

Mosmarrëveshja përqendrohet rreth një tranzicioni të propozuar drejt sundimit civil.

Reuters raporton se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë selisë së ushtrisë në qendër të qytetit, transmeton Klankosova.tv.

Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) thonë se kanë marrë kontrollin e aeroportit dhe pallatit presidencial.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar.

Më herët RSF kishte thënë se një nga kampet e saj në jug të Khartoum ishte sulmuar.

Nga ana e saj, ushtria ka thënë se luftëtarët e RSF-së janë përpjekur të kapin selinë ushtarake.

Agjencia e lajmeve Reuters po citon gjithashtu dëshmitarët që thonë se ka pasur të shtëna me armë në qytetin verior të Merowe.

Të ngjashme