Lajme
Shpërthejnë luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, raportohet për të vdekur
Demokracia
08:33 | 13 Shtator 2022

Share:

Armenia dhe Azerbajxhani kanë raportuar për përleshje të reja në kufi që lanë të vdekur një numër ende të panjohur trupash azerbajxhane.

Luftimet, të cilat shpërthyen mëngjesin e hershëm të kësaj të marte, shënojnë shpërthimin e fundit midis dy shteteve armike, të cilat luftuan edhe gjatë vitit 2020 mbi rajonin e kontestuar Nagorno-Karabakh.

Secila palë fajësoi tjetrën për luftimet, shkruan Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se Azerbajxhani filloi “granatimet intensive” kundër pozicioneve ushtarake armene në drejtim të qyteteve Goris, Sok dhe Jermuk në orën 00:05 të mëngjesit, të martën. Trupat e Azerbajxhanit përdorën dronë, si dhe “artileri dhe armë zjarri të kalibrit të madh”, tha ai.

“Forcat e armatosura të Armenisë kanë nisur një përgjigje proporcionale”, shtoi ai.

Por Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit akuzoi Armeninë për “akte subversive në shkallë të gjerë” pranë rajoneve të Dashkesan, Kelbajar dhe Lachin në kufi.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024
Lajme • 05 Maj 2024