Kuriozitete
Shpërthejnë depozitat, momenti kur qyteti portugez mbulohet nga 2.2 milionë litra verë e kuqe që derdhej rrugëve
Demokracia
10:20 | 12 Shtator 2023

Share:

Kultivuesi i verës arriti që një qytet të vogël në Portugali – Sao Lourenco do Bairro, ta shndërrojnë në “lumë”, kur dy depozita aksidentalisht u thyen dhe nga to u derdhën 2.2 milionë litra verë të kuqe në rrugët e qeta të qytetit portugez.

Derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe, vera e kuqe binte nga majat e kodrës, ku ishte edhe pronari e një kultivuesi të verës të cilit iu thyen depozitat, transmeton Telegrafi.

Banorët lokalë mbetën të habitur derisa panë verën duke u derdhur nëpër rrugë, e përmbytjet ishin aq të mëdha sa që krijoi një alarm për ambientin.

Ishin ekipet e zjarrfikësve që bllokuan derdhjen e verës, që rrezikonte të përfundonte në lumin që ishte afërt.

Në anën tjetër kompania Levira që kishte në pronësi depozitat e verës, ka kërkuar falje për këtë “incident”.

Të ngjashme