Lajme
Shpërthejnë 7 vatra zjarri pranë Çernobilit, Kievi ngre alarmin: Mund të ketë përhapje të rrezatimit!
Demokracia
12:56 | 22 Mars 2022

Share:

Zjarre të shumta janë shfaqur pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit, sipas parlamentit ukrainas.

Ukraina thotë se ato ka të ngjarë të jenë shkaktuar nga sulmet me artileri ose zjarrvënie e qëllimshme. Vatrat mësohet se janë aktive dhe ndodhen në një zonë të kontrolluar nga forcat ruse.

Autoritetet ukrainase, sipas asaj që shkruan Sky News, ngrejnë shqetësimin se mund të ketë përhapje të rrezatimit.

Çernobili u mor nën kontroll nga forcat ruse, pak ditë pas pushtimit të Ukrainës.

Të ngjashme