Lajme
Shpërndahet parlamenti, Italia shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme
Demokracia
20:35 | 21 Korrik 2022

Share:

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, shpërndau sot Parlamentin italian, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, njoftoi televizioni italian RAI.

Mattarella tha se zgjedhjet duhet të mbahen brenda 70 ditëve, duke i lënë qeverisë të caktojë datën e saktë, e cila ka të ngjarë të jetë fundi i shtatorit.

“Periudha që po kalojmë nuk lejon asnjë pauzë në veprimet (e qeverisë) që nevojiten për të luftuar krizën ekonomike dhe sociale dhe inflacionin në rritje”, tha presidenti italian në një fjalim të shkurtër nga pallati i tij në Romë.

Kryeministri italian Mario Draghi i dorëzoi dorëheqjen Mattarella-s më herët sot, njoftoi zyra e presidentit.

Matarella i ka kërkuar Draghi-t që të mbetet në detyrën e ushtruesit të detyrës së kryeministrit, thuhet në njoftim.

Një bllok i partive konservatore, i udhëhequr nga partia e ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, ka shans të fitojë një shumicë në zgjedhjet e ardhshme, sipas një sondazhi të opinionit publik të kryer këtë javë.

Të ngjashme