Lajme
“Shpërdorim i një të drejte kushtetuese” – Vjosa Osmani vazhdon të mos e fal asnjë të burgosur
Demokracia
20:25 | 29 Qershor 2024

Share:

Është e para e shtetit dhe pozita e saj i jep shumë të drejta, megjithatë Vjosa Osmani nuk po i përdorë të gjitha.

Asaj i lejohet amnistia e të burgosurve, emrat e të cilëve i vijnë përmes Ministrisë së Drejtësisë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, pas rekomandimeve që i jep komisioni ad-hoc për shqyrtimin e kërkesave të të burgosurve.

Numri i tyre është dyshifror këtë vit.

Që nga marrja e mandatit, Osmani nuk ka liruar nga burgu asnjë person.

Këtë po e konsideron shpërdorim të një të drejte kushtetuese, Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

“Është abuzim me të drejtat e të privuarve nga liria, që të përfitojnë nga sjellja e mirë, realisht nuk është normale, askush nuk mund të e arsyetoj që nga 500 kërkesa që i bëjnë të burgosurit të mos gjindet asnjë i vetë”, ka thënë Behxhet Shala nga KMDLNJ për RTV Dukagjinin.

Kjo sipas Shalës, i vë edhe në pozitë të palakmueshme edhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues.

“Ia vështirëson punën edhe SHKK-së sepse ata nuk kanë si të arsyetohen para burgosurve për sjelljen e mirë të tyre që iu premtojnë se mund të përfitojnë diçka, në pozitë të palakmueshme dalin edhe ata që monitorojnë sjelljet e të burgosurve”, ka thënë Shala.

Të ngjashme