Lajme
Shpend Ahmeti sqarohet rreth mirëmbajtjes së rrugëve pas reshjeve të borës
Demokracia
18:06 | 14 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se dhjetëra kamionë janë angazhuar që nga dje për pastrimin e rrugëve, pas reshjeve të borës.

Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo është bërë pasi dihej që qytetarët sot do të votojnë, përcjell Demokracia.com.

“Në ora 11 me përqindjen e qytetarëve që kishin dal në zgjedhje edhe na akuzuan se po pengojmë procesin thua se dikush ka porositur borën. Në ora 15 dalja është më e madhe se në 2019. Tani më edhe rrugët janë normalizuar.”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Dhjetëra kamionë e makineri e pastrimit janë angazhuar që nga fillimi i rreshjeve dje për pastrimin e borës. Janë thirr edhe kompani të tjera për të ndihmuar. Krejt kjo duke ditur që sot gati krejt qytetarët do të ju drejtohen kutive të votimit.

Mund ti lexoni lajmet edhe nga kryeqytete evropiane kur bjen një sasi e tillë e borës. Edhe pse pastrohet vazhdimisht, prapë e dijmë se pa u ndal rreshjet nuk mund të pastrohet krejt.

Që nga mbërmja kemi qenë në kontakt me KKZ për të zhbllokuar rrugët në fshatra.

Pra, tërë natën qindra njerëz, e angazhim maksimal i të gjitha ekipeve për të pastruar rrugët.

Në ora 11 me përqindjen e qytetarëve që kishin dal në zgjedhje edhe na akuzuan se po pengojmë procesin thua se dikush ka porositur borën. Në ora 15 dalja është më e madhe se në 2019. Tani më edhe rrugët janë normalizuar.

Kritikat edhe do ti pranojmë edhe do ti analizojmë. Më shumë kamionë nuk kemi e as më shumë njerz nuk kemi. Më shumë orë natën nuk i kemi pas e as ndikim në sasi të borës nuk kemi.

Me shpresën që të gjithë ata që duan të votojnë nuk janë penguar nga bora, i urojmë partive sukses në këto zgjedhje. Gjendja e njejtë ka qenë dhe është edhe në qytetet ku ata qeverisin në mos më keq.

Qytetarët i falenderojmë për mirëkuptim e ne edhe sonte vazhdojmë me pastrim./Demokracia.com/

Dhjetëra kamionë e makineri e pastrimit janë angazhuar që nga fillimi i rreshjeve dje për pastrimin e borës. Janë thirr…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Sunday, February 14, 2021

Të ngjashme