Lajme
Shpend Ahmeti për Kurtin: E përdor Kosovën si dërrasë për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë
Demokracia
22:24 | 11 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kreu i LVV-së, Albin Kurti njëherit ish-bashkëpartiak i tij, e ka synim që të bëhet kryeministër i Shqipërisë.

Kështu deklaroi ai sonte në T7, ku tha se Kurti “e sheh Kosovës si dërrasë për të kërcyer dhe për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë”, përcjell Demokracia.com.

“Unë mendoj se Albini nuk e ka synim Kryeministrinë e Kosovës, unë seriozisht e besoj. Unë mendoj se ai e sheh Kosovën si dërrasë për të kërcyer dhe për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë”, është shprehur Ahmeti.

Kujtojmë se Kurti pas largimit nga LVV-ja, kishte kaluar në PSD, parti nga e cila po ashtu ka dhënë dorëheqje./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 10 Maj 2025