Lajme
Shpejtim Bulliqi zyrtarizon kandidaturën për kryetar të degës së VV-së në Podujevë
Demokracia
23:11 | 16 Shtator 2022

Share:

Shpejtim Bulliqi, kryetar i komunës së Podujevës, ka njoftuar se sot është verifikuar dhe çertifikuar si kandidat për kryetar të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bulliqi thotë se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që po e kërkon, të jetë kryetar i degës së VV’së në Podujevë.

“Krahas punës dhe detyrave që na presin, jam shumë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që po e kërkoj, por karshi kësaj përgjegjësie e kam vullnetin e madh dhe përkushtimin maksimal që bashkë me të gjithë aktivistët e anëtarët organizatën tonë ta forcojmë e zgjerojmë, pa u shkëputur asnjëherë nga parimet dhe vlerat e Lëvizjes”, shkroi Bulliqi.

Të ngjashme