Lajme
Shpejtim Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e Kulturës në Podujevë
Demokracia
23:29 | 29 Mars 2024

Share:

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se e ka liruar nga detyra drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pajtim Balajn.

Sipas Bulliqit, deri te lirimi nga detyra i Balajt ka ardhur me kërkesë të këtij të fundit, pasi i njëjti thuhet se do të vazhdojë me angazhime të tjera profesionale.

“Pajtimin e falënderova për angazhimin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë në këtë dikaster, si dhe i dëshirova shumë suksese në jetën profesionale”, shkroi Bulliqi.

Balaj ishte në krye të drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që nga fillimi i mandatit të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Të ngjashme