Lajme
Shpejtim Bulliqi bëhet me dron e aparat, Komuna e Podujevës i blen ato me mbi 8 mijë euro
Demokracia
22:32 | 02 Korrik 2024

Share:

Komuna e Podujevës ka blerë një dron dhe aparat për fotografi. Për këtë blerje janë shpenzuar mbi 8 mijë euro.

Komuna e Podujevës, e cila drejtohet nga kryetari Shpejtim Bulliqi, ka bërë një investim prej 8 mijë e 300 euro në teknologji.

Ky institucion ka blerë dron dhe aparat për fotografi përmes një tenderi publik, shkruan Demokracia.com.

Pse i duhen këto dy pajisje Komunës së Podujevës askush nuk e di dhe as komuna s’ka dhënë ndonjë sqarim.

“Komuna e Podujevës, furnizim me pajisje (aparat fotografik dhe dron). Vlera e përgjithshme e kontratës 8,309.00 euro. Data e nënshkrimit të kontratës: 28.06.2024. Numri i tenderëve te pranuar: 9 Emri zyrtar i kompanisë fituese BMS SOLUTIONS”.

Komuna ka treguar në detaje specifikat për Aparat, Lens, Dron dhe pajisjet përcjellëse.

“Sensor Type 35.9 x 23.9 mm (Full-Frame) CMOS. Sensor Resolution Actual: 52.37 Megapixel. Effective: 45.7 Megapixel (8256 x 5504). Crop Factor None. Aspect Ratio 1:1, 3:2, 16:9. Image File Format JPEG, Raw. Bit Depth 14-Bit. Image Stabilization Sensor-Shift, 5-Axis”.

“Dron. MINI 3 PRO FLY MORE KIT. Specifications. Performance Maximum Horizontal Speed 16 m/s (S Mode). 10 m/s (N Mode) 6 m/s (C Mode) Maximum Ascent Speed 5 m/s. Maximum Descent Speed 5 m/s. Maximum Wind Resistance 10.7 m/s Flight Ceiling 4000 m. Maximum Flight Time 34 Minutes Maximum Hover Time 30 Minutes Maximum Tilt Angle 40° Hovering Accuracy ±1.0′ / 0.3 m Horizontal with Vision Positioning ±0.3′ / 0.1 m Vertical with Vision Positioning ±1.6′ / 0.5 m Vertical with GPS Maximum Angular Velocity 250°/s (Pitch)”.

Demokracia.com ditë më parë ka raportuar se edhe ministrja Donika Gërvalla ka blerë një aparat në vlerë 11 mijë euro.

DOKUMENTE | Shpenzimi i dyshimtë i ministres Gërvalla, blen mbi 11 mijë euro një aparat fotografik

 

Të ngjashme