Arte
Shpejt pritet të filloj Java e Filmit Shqiptar në Shkup
Demokracia
11:11 | 15 Tetor 2021

Share:

Në Kinotekën e kryeqytetit maqedonas Shkupit, shumë shpejt pritet të filloj Java e Filmit Shqiptar nga datat 21 deri me 26 Tetor .

Në manifestimin pesëditor, realizuar nga Kinoteka dhe Qendra Kombëtare e Filmit të Shqipërisë, do të shfaqen deri pesë filma artistikë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë.

Në hapjen e Javës së Filmit Shqiptar do të jenë të pranishëm drejtori i Qendrës Kombëtare të Filmit të Shqipërisë, Eduart Makri dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, përcjellë Demokracia.

Java e Filmit Shqiptar fillon me “Liqeni im” i Gjergj Xhuvanit, një nga autorët më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptarë të këtij shekulli, i cili vdiq para dy viteve.

Dhe pason me filmin “Agimi” i Gentian Koçit, realizim debutues artistik i metrazhit të gjatë i këtij regjisori të ri, i cili është autor i disa filmave të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarëve.

Përveç këtyre dy filmave gjatë Javës së Filmit Shqiptar do të shfaqen edhe disa të tjerë, si:

”Amaneti”, ”Strehë midis reve” dhe ”Delegacioni”./Demokracia.com/

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme