ShowBiz
Shpat Kërleshi, banor i ri i Big Brother VIP Albania
Demokracia
12:03 | 26 Shkurt 2023

Share:

Shpat Kërleshi është banori më i ri i shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Prezantuesi dhe ish-basketbollisti nga Kosova nisi mbrëmë (e shtunë) rrugëtimin dhe sfidën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ai bëri një hyrje të pazakontë në spektakël, ndërsa po qëndronte i zhveshur në pjesën e sipërme në ‘dhomën e surprizave’.

LEXO EDHE:

Ekskluzive | Ky është prezantuesi i njohur nga Kosova që do të hyjë sonte në Big Brother VIP Albania

Teksa po priste që t’iu bashkohej banorëve të tjera, Deamishel dhe Nita Latifi ishin banoret që shkuan për ta marrë, i cili po ashtu po mbante një maskë ku në njërën anë ishte shkruar ‘Dea’ e në tjetrën ‘Nita’.

Mbrëmë ndërkohë në BBVA u eliminua fotografi Pirro Beati, i cili qëndroi brenda për pak javë.

Televotimi u realizua brenda natës ku shkoi i gjithë grupi i Luizit që humbën lojën me litar.

Veç kësaj, në shtëpi pati edhe situata të tjera të krijuara, debate e gjithashtu edhe surpriza.

Të ngjashme