Sport
Shpalosen detaje për Superligën Evropiane: 80 klube pjesëmarrëse, secila zhvillon 14 ndeshje në sezon
Demokracia
10:57 | 09 Shkurt 2023

Share:

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus kanë “kontaktuar me më shumë se 50 klube” në një përpjekje për të nisur një kompeticion të ri evropian për klube për të zëvendësuar Ligën e Kampionëve.

Mbështetësit e Superligës Evropiane po planifikojnë të krijojnë një turne me 60-80 ekipe që do të zëvendësonte Ligën e Kampionëve, raporton Sky Sports, transmeton Demokracia.com.

Projekti do të përfshijë një garë me shumë divizione prej 60-80 skuadrash pa anëtarë të përhershëm dhe të paktën 14 ndeshje për klub, për sezon.

A22, një kompani e krijuar për të sponsorizuar dhe ndihmuar në krijimin e Superligës, është konsultuar me klubet në të gjithë Evropën që nga tetori.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Bernd Reichart i tha gazetës gjermane Die Ëelt: “Themelet e futbollit europian janë në rrezik të shemben”.

“Është koha për një ndryshim. Janë klubet ato që mbajnë rrezikun e sipërmarrjes në futboll. Por kur vendimet e rëndësishme janë në rrezik, ata shpesh detyrohen të qëndrojnë duarkryq anash, ndërsa themelet sportive dhe financiare shkërmoqen rreth tyre”.

“Bisedimet tona kanë bërë gjithashtu të qartë se klubet shpesh e kanë të pamundur të flasin publikisht kundër një sistemi që përdor kërcënimin e sanksioneve për të penguar kundërshtimin”./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024