Lajme
Shpallet fajtore mësuesja e cila kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur
Demokracia
09:51 | 23 Shkurt 2021

Share:

Një mësuese e kimisë në shkollën e mesme në Ohajo ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një student të mitur.

Heidi Hallstein, 57, u deklarua fajtore të premten për një akuzë të imponimit seksual dhe për përpjekje për kontakte të paligjshme me një të mitur.

Hallstein u arrestua gushtin e kaluar pasi hetuesit e akuzuan atë për marrëdhënie seksuale me studentin në shtëpinë e saj në janar të vitit 2017. Policia nuk beson se marrëdhënia seksuale ka ndodhur në mjediset e shkollës.

Parase të arrestohej, Hallstein ishte një mësuese e kimisë në Shkollën e Mesme Hudson, për afro 22 vjet. Pas arrestimit të saj, Hallstein dha dorëheqjen nga pozicioni i saj.

Sipas Cleveland 19 News, Hallstein është e lirë me obligim prej 30,000 dollarë deri në seancën e saj të dënimit, e cila nuk është planifikuar ende. /Demokracia.com/

Të ngjashme