Lajme
“Show” i Kurtit në SHBA: Nuk shkoi asnjëherë të varri i Faik Konicës në Tiranë, shkoi në Boston
Demokracia
19:21 | 22 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vizitën e tij “turistike” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte për homazhe edhe te ish-varreza ku deri në vitin 1998 preheshin eshtrat e Faik Konicës.

Kryeministri Kurti e ka vizituar edhe pllakën në vendin ku preheshin eshtrat e Faik Konicës në Boston, megjithëse ai nuk shkoi asnjëherë tek varri i tij, eshtrat e të cilit prehën në Tiranë që nga viti 1998, shkruan Demokracia.com.

Konica vdiq në Uashington, më 15 dhjetor 1942 dhe u varros në varrezat e Bostonit. Ndërsa, në vitin 1998, eshtrat e tij u sollën në Tiranë dhe u vendosën në parkun e madh të Liqenit Artificial, pranë memorialit të vëllezërve Frashri, të cilin Kurti nuk e vizitoi asnjëherë.

Ndryshe, Kurti ishte nisur më 6 maj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar me pompozitet, përfundoi me disa takime me senatorë e kongresistë, por jo me zyrtarë të lartë amerikanë nga Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit.

Kjo vizitë, sipas vetë Kurtit, ishte vizita më e gjatë që ndonjë kryeministër e ka bërë ndonjëherë në SHBA. Kohëzgjatja e vizitës u bë edhe pjesë e humorit të përditshëm kosovar, pasi që nuk mbahet mend që një burrështetas i ndonjë vendi të qëndrojë kaq gjatë për vizitë në një shtet tjetër, me takime të parëndësishme.

Kjo vizitë është cilësuar si dështim i madh nga partitë opozitare. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme