Sport
Shotani: Me Spanjën ndeshje e vështirë por barazimi është i mundshëm
Demokracia
13:35 | 30 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon stërvitjen e fundit në Sevilla, aty ku nesër nga ora 20:45 do të përballet me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror.

Ballafaqimi me Spanjën është sfida më e vështirë e Kosovës që pas pranimit në UEFA, derisa kjo ndeshje i gjen në një situatë aspak të mirë dardanët, të cilët u thyen keq para tri ditë në “Fadil Vokrri” nga Suedia kur u mposhtën me rezultat 0:3.

Gjithsesi, për trajnerin e njohur Bekim Shotani, një barazim nuk është i pamundshëm edhe pse ballafaqimi me Spanjën është shumë i vështirë.

“Ndeshja me Spanjën e vështirë por jo e pamundshme për një barazim. Nëse duam rezultat të mirë, atëherë Kosova duhet të ndryshojë në aspektin tekniko-taktik. Tash për tash jemi ka e teprojmë me mbajtjen e topit, derisa pasimi final nuk po ekziston”, ka thënë për Demokracia.com, Shotani.

Ish-trajneri kampion me Vushtrrinë, ka thënë se me Spanjën nuk guxojmë ta përdorim të njëjtën taktik si në sfidat e fundit.

“Nuk guxojmë të luajmë me sistem të njëjtë në dy zonat e fundit në mbrojtje. Reparti i mbrojtjes i zonës defensive 30 metra, duhet me sistem 4-5-1. Ndërsa zona defensive 20 metra  sistemi 5-4-1”, ka vlerësuar Shotani i cili më pas edhe ka parashikuar se si mund të përfundojë kjo ndeshje.

“Unë pres një barazim”, ka përfunduar Bekim Shotani. /Demokracia.com

Të ngjashme