Intervista
Shotani: Jam i kënaqur me fondin e futbollistëve, kemi nevojë për forca shtesë për stinorin pranveror
Demokracia
16:16 | 08 Nëntor 2022

Share:

Bekim Shotani, shefi i shtabit teknik te Drenica është shprehur i kënaqur me fondin e futbollistëve që ka, ky bazuar në rezultatet dhe pozitën tabelore momentale në elitë.

Pavarësisht kësaj, trajneri i mirënjohur kosovar ka lënë të kuptohet se Drenica është me mendje tek afati kalimtar i janarit.

“Grupin e lojtarëve që e kemi mbledhur ka qenë situatë emergjente. Ka qenë situatë që ka qenë gjithçka kontestuse për shkak të situatës që ka qenë klubi. Drejtori sportiv dhe unë e kemi bërë të pamundurën të bëjmë grumbullimin e lojtarëve për aq sa kemi pas mundësi dhe aq sa na është lejuar. Besoj që ka qenë një grumbullim pozitiv në bazë të asaj çfarë kemi arritur deri më tani, pavarësisht që nuk është e mjaftueshme kurrë. Superliga dihet që është shumë e zorshme dhe kërkon fond të madh të lojtarëve për shkak se kemi ndeshje të shpeshta gjatë javës. Gjithsesi do të ketë nevojë edhe për lojtarë të tjerë. Do të shikojmë cilat janë mundësitë dhe si do të veprojmë”, tha Shotani të martën për Demokracia.com.

I vetëdijshëm se stinori pranveror kërkon më shumë “djersë”, Shotani shtoi se te Drenica pas përfundimit të stinorit vjeshtor do të mbajnë një takim dhe është shprehur optimist se ata do të jenë aktiv në merkato.

“Për momentin po presim të përfundojnë këto ndeshje të mbetura. Pastaj ta mbajmë takimin të shikojmë të arriturat dhe objektivat e klubit dhe me siguri nga aty do të dalim me një konklodim. Dihet se stinori pranveror ka me qenë edhe më e vështirë se stinori vjeshtor. Besoj se ne do të veprojmë”, shtoi Shotani.

Pas 15 xhirove të zhvilluara, Drenica pozicionohet në vendin e pestë me 17 pikë, dy më shumë se “zona e kuqe”./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Mbijetesa “mision” jo i lehtë: Drenica e Malisheva të kënaqur me fondin e lojtarëve, por me mendje tek merkato e janarit

Të ngjashme