Sport
Shotani: Është koha që Kosova dhe Shqipëria të luajnë në një kampionat të përbashkët në futboll
Demokracia
19:31 | 03 Mars 2021

Share:

Në kohën kur tema e bashkimit kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, Bekim Shotani e ka dhënë një deklaratë mjaft interesante.

Trajneri i mirënjohur i futbollit ka thënë se koha është që të bashkohet kampionati i Kosovës dhe Shqipërisë në një garë të përbashktë, shkruan Demokracia.com.

Sipas tij, edicioni 2021/22 duhet ta gjejë Kosovën dhe Shqipërinë në një kampionat të përbashkët të futbollit.

“Kampionati i Superligës 2021/22 në futboll duhet të jetë i përbashkët Shqipëri – Kosovë. Me një Superligë, nuk kemi çka presim, duhet reflektuar, tani është koha”, ka shkruar Shotani në “Facebook”.

Ndryshe, në karrierën e tij, Shotani ka drejtuar skuadrat si Llapi dhe Vushtrria. /Demokracia.com

https://www.facebook.com/bekim.shotani.7/posts/5155635827811269?__cft__[0]=AZUN8HYY3qRRLzHZ2jBxEHzKsS9GuwV63fx47V0aM2Z45plWqwMuc7mk8gLl3KCYkuhloytX9FtsD0k95pCfOoB_tqjDU0eE1N0HsiQ5cu3O6U7Ca7eoeoT7_hWGC3zrJEA&__tn__=%2CO%2CP-R

Të ngjashme