ShowBiz
Shota Baraliu i reagon Santianës: Nuk e njoh, unë s’di që egziston
Demokracia
21:48 | 21 Tetor 2023

Share:

Në primen e parë të Big Brother VIP Kosova, modelja nga Gjakova, Santiana Maloku deklaroi në profilin prezantues se nuk do e donte Shota Baraliun në shtëpi.

Mbi këtë deklaratë ka reaguar për herë të parë Shota.

Në një intervistë për Prive, ajo nuk u kursye për cilësimin ndaj Santianës.

“Unë hera e parë që e kam pa, kurr në jetë nuk e kam pa, unë sdi që egziston një modele. Me të vërtetë nuk e njoh. Por mua më dojnë. Edhe ata që të urrejnë edhe ata të dojnë”, u shpreh Shota.

Mes tjerash, ajo e quajti kopje të dikujt Santianën, duke asociuar në Julin.

“Gjakovarët thojnë mos tu rritet mendja. Ajo ishte një version i dikujt tjetër. Vajzë e re, nuk ja vlen me diskutu”, tha Shota.

Të ngjashme