Sport
Shorti i Ligës së Konferencës: Lorik Cana tërheq goglat në Stamboll
Demokracia
13:48 | 27 Gusht 2021

Share:

UEFA ka nderuar ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, duke e ftuar që të asistojë në shortin e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës,  i cili është duke u hedhur duke filluar nga ora 13:30 në Stamboll, në arenën ku pasditen e djeshme u përcaktua edhe shorti për Ligën e Kampionëve dhe u shpallën më të mirët e vitit.

Së bashku me Canën është i pranishëm edhe turku Nihat Kahveci.

Për sa i përket Ligës së Konferencës, është një kompeticion që zhvillohet për herë të pare, teksa është niveli i tretë europian për klube, pas Champions-it dhe Europa Ligës. Finalja do të luhet më 25 maj të vitit të ardhshëm në Tiranë, teksa Lorik Cana është caktuar ambasador i finales. /Demokracia.com

Të ngjashme