Sport
Shorti i edicionit të ri në Premierligë, gjigantët e nisin sezonin si mysafirë
Demokracia
10:30 | 16 Qershor 2022

Share:

Është bërë hedhja e shortit të për edicionin e ri në Premierligën angleze që nis në muajin gusht.

Gjigantët e futbollit elitar anglez javën e parë kampionale do ta zhvillojnë në udhëtim, shkruan Demokracia.com.

Kampioni Manchester City do ta nis rrugëtimin për mbrojtjen e titullit ndaj West Ham United në udhëtim.

Liverpooli do ta vizitojë Londrën për t’u ndeshur me Fulhamin, skuadrën e sapopromovuar në Premierligë.

Në udhëtim do të luaj edhe Chelsea e Arsenali që kanë punë me Evertonin, respektivisht Crystal Palacen.

Kjo është xhiro e parë në Premierligë:

Crystal Palace v Arsenal

Bournemouth v Aston Villa

Everton v Chelsea

Fulham v Liverpool

Leeds v Wolves

Leicester v Brentford

Neëcastle v Nottingham Forest

Spurs v Southampton

Man Utd v Brighton

West Ham v Man City./Demokracia.com/

Të ngjashme