Sport
Shorti gjithmonë iu rezervon kundërshtar të vështirë, koha që Drita të shkaktojë befasinë e madhe në Evropë
Demokracia
11:23 | 27 Korrik 2023

Share:

Drita është skuadra kosovare që më së shumti ka luajtur në garat evropiane që prej pranimit të Kosovës me të drejta të plota në UEFA.

Sot ndaj Plzenit, Drita do të zbresë për herë të 19-të në fushë në garat evropiane dhe qëllimi është i qartë, të shkaktojnë befasinë e madhe.

Në fakt Drita nuk kishte kurrë fat në short, pasi gjithmonë është përballur me skuadra të mëdha që kanë luajtur shpesh herë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës.

Në vitin e tyre të parë, Drita u ndesh me kampionin e shumëfishtë të Suedisë, Malmon ku humbi në dy ndeshjet 0-3 dhe 2-0.

Në edicionin 2020/21, Drita u eliminua padrejtësisht nga Liga e Kampionëve pasi humbi me rezultat zyrtar 0-3 nga Linfield shkaku i pandemisë Covid-19, derisa në Ligën e Evropës pasi kaloi Sileksin me fitore 2-0, pësoi humbje në rrethin e tretë nga gjiganti polak Legia Varshavë me rezultat 2-0, edhe pse zhvilloi një ndeshje të madhe.

Dy vite bardhekaltërtit kaluan rrethin e parë të Ligës së Konferencës ndaj Deçiçit me dy fitore 2-1 dhe 0-1, derisa në rrethin e dytë u përballen me Feyenoordin.

Në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, Drita barazoi 0-0, derisa në Holandë u mposht me vështirësi 3-2 duke zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme.

Fati ia ktheu shpinën në short edhe edicionin e kaluar, kur fillimisht eliminuan skuadrën finlandeze Inter Turku me rezultat të përgjithshëm 3-1, derisa në rrethin e dytë u përballen me skuadrën e madhe belge Antwerp.

Pasi morën një barazim të pabesueshëm në udhëtim 0-0, Drita u mposht në Fadil Vokrri me rezultat 0-2 përkundër që luajti si e barabartë me gjigantin belg.

Fati përsëri ia ktheu shpinën në short, përballë gjigantit çek Viktoria Plzen

Drita sërish nuk pati fare fat në short, derisa nga nga pesë kundërshtarë të mundshëm si Basel, NK Maribor, Haverfordwest County AFC dhe Austria Wien, do të përballen me Viktoria Plzen.

Kundërshtari i Dritës në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës është tejet i vështirë, pasi bëhet fjalë për një skuadër që gjashtë herë ka fituar titullin e kampionit në Republikën Çeke dhe ka luajtur shpesh herë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve./Telegrafi

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024