Sport
Short i keq për boksierët kosovarë
Demokracia
22:28 | 16 Shkurt 2021

Share:

Është hedhur shorti për turneun ndërkombëtar të boksit “Adriatic Pearl”, që do të mbahet në Bar të Malit të Zi e ku po marrin pjesë 14 shtete me 126 boksierë, shkruan Demokracia.com.

Boksieri kosovar, Luar Aliu një xhiro e kalon pa luftë dhe në çerekfinale me 19 shkurt, bokson kundër boksierit nga Rusia, Alexey Shendrik.

Çlirim Berisha, do të boksojë me 17 shkurt kundër boksierit nga Ukraina, Bozorboi Matyakubov.

Në kategorinë 91kg Remzo Mustafiç, në çerekfinale me 18 shkurt bokson kundër boksierit nga Ukraina, Mykhailo Ulanskyi.

“Edhe pse një short jo i mirë, selektori Shefki Bogujevci beson se boksierët tanë do ta kalojnë xhiron e parë dhe do të hyjnë në zonë të medaljeve”, thuhet një njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme