ShowBiz
Shoqja e ngushtë i nxjerr “zbuluar”, Evi Reçi dhe Kledi Hysa në pritje të fëmijës së parë?
Demokracia
14:29 | 06 Qershor 2023

Share:

Evi Reçi dhe Kledi Hysa janë një ndër çiftet më të reja të showbizit. Por dyshja kanë preferuar ta krijojnë lidhjen e tyre në privatësi të plotë duke mos ndarë shumë detaje me publikun.

Së fundmi po thuhet se çifti janë në pritje të një fëmije dhe dyshimet për këtë i ka hedhur shoqja e tyre e ngushtë, Arjola Shehu.

“Xoga ime. Diku aty pashë një gjë…thjesht po e them”, ka shkruar Arjola. Komentit të saj Evi i është përgjigjur me emojin e një këmbe duke shtuar aludimet.

Duket se çifti i beson Arjolës lajmet e tyre më të bukura, pasi kujtojmë se ishte përisht ajo që konfirmoi lidhjen e tyre./Albeu.com

Të ngjashme