Lajme
Shoqërohet në polici një i mitur në Shijak, dyshohet se theri me thikë një 20-vjeçar
Demokracia
23:28 | 30 Maj 2024

Share:

Një 14-vjeçar në Shijak të Shqipërisë është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka therur me thikë një person të moshës 20-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se 20-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, shkruan TCh.

“I mituri me iniciale S. J., rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore” të Shijakut, plagosi për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç. I riu, i plagosur, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 14-vjeçari  është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme